‘Lyon, vazhdojmë përpara’ – reagon Xherdan Shaqiri pasi shënoi golin e parë me klubin

‘Lyon, vazhdojmë përpara’ – reagon Xherdan Shaqiri pasi shënoi golin e parë me klubin

Xherdan Shaqiri mbrëmë shënoi golin e parë për Lyonin, ku u transferua gjatë afatit të verës.

Dhe ishte një gol i bukur, e drejtë të themi, teksa qëlloi me të majtën qoshen e epërme të portierit kundërshtar, pasi u lirua me një vrapim vertikal në zonë – ngjashëm me ato aventurat e Arjen Robbenit që i bënte te Bayerni, shkruan Periskopi.

Ndërsa, sot (e enjte) Shaqiri përmes një postimi në Instagram shkroi se është i lumtur me golin e parë.

“I lumtur që shënova golin e parë për Lyon. Ne vazhdojmë para”, shkroi ai.

Ndërkohë, deri më tani në Ligue 1, Shaqiri ka realizuar një gol dhe kompletuar edhe një asistim.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by XS (@shaqirixherdan)

 

Shpërndaje në: