“Ma mirë me vdekë edhe unë”, fjalët e të dyshuarit për aksidentin në Prishtinë

Periskopi.com Lajme

Dje ka ndodhur një aksident në “Kodrën e Trimave”, ku mbeti i vdekur një 19 vjeçar, shkruan Periskopi.

E personi që dyshohet se e shkaktoi aksidentin pësoi një tronditje.

Në videon e publikuar ai dëgjohet duke thënë ” o ndihmë bre, o më mirë me vdekë edhe unë”.

Ai është dërguar në mbajtje për 48 orë, por paraprakisht ai iu nënshtrua një ekzaminimi në QKUK.

Dëshmitarët thonë se aksidenti erdhi si pasojë e shpejtësisë.