Macron ashpërson gjuhën ndaj Rusisë para një udhëtimi të mundshëm drejt Kievit

Macron ashpërson gjuhën ndaj Rusisë para një udhëtimi të mundshëm drejt Kievit

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka ashpërsuar gjuhën e tij ndaj Rusisë të mërkurën pas vizitës së tij në një bazë të trupave franceze dhe të NATO-s në Rumani, duke tentuar t’i zvogëlojë shqetësimet në Ukrainë dhe në mesin aleatëve perëndimorë në lidhje me qëndrimin e tij paraparak drejt Moskës, shkruan The Independent, përcjell Periskopi.

Macron arriti në Rumani të martën për një takim tre-ditor në rajonin jugor të NATO-s, përfshirë Moldavinë para një udhëtimi të mundshëm drejt Kievit të enjten për një vizitë me kancelarin gjerman, Olaf Scholz dhe kryeministrin e Italisë, Mario Draghi, thanë dy burime diplomatike.

“Ne do të bëjmë çdo gjë për të ndalur forcat luftarake të Rusisë, për të ndihmuar ukrainasit dhe ushtrinë e tyre dhe për të vazhduar për të negociuar”, tha ai para trupave franceze dhe të NATO-s në një bazë ushtarake në Rumani.

Së fundmi, Macron kishte thënë se është kruciale për të “mos e poshtëruar” Rusinë në mënyrë që të gjendet një zgjidhje diplomatike kur të përfundojnë luftimet dhe ka vazhduar të ruaj kanalet e komunikimit me Kremlinin.

Franca udhëheqë një grup luftarak në Rumani të rreth 800 trupave, përfshirë 500 trupave franceze së bashku me të tjerë nga Holanda dhe Belgjika. /Periskopi/

Shpërndaje në: