“Macron dhe Scholz do ta nxisin Ukrainën të pranojë çfardo që të kërkojë Rusia”

Periskopi.com Lajme

Ukraina do të shtyhet nga Emmanuel Macron dhe Olaf Scholz të pranojë “çfardo që Rusia të kërkojë”, ka paralajmëruar një ish-komandanti i ushtrisë britanike, shkruan Expressi britanik, përcjell Periskopi.

Franca dhe Gjermania pritet që të vendosin presion ndaj Ukrainës për të nënshkruar një marrëveshje të paqes me Rusinë sapo që ushtria e Vladimir Putinit të largohet nga zonat e fundit të rezistencës në Donbas. Ish-komandanti britanik, Richard Kemp, ka paralajmëruar se Emmanuel Macron dhe Olaf Scholz pritet që t’i bëjnë thirrje Kievit për të pranuar “çfardo që rusët kërkojnë” sapo të përfundojë konflikti në lindje të Ukrainës.

“Në realitet, unë mendoj se rusët janë duke bërë më të mirën e tyre për të kapur të gjithë regjionin e Donbasit teksa ne po flasim dhe ata po kanë goxha sukses në këtë pikë. Është një proces i gjatë dhe i ngadaltë, por unë, fatkeqësisht, mendoj se rusët do të kenë sukses në lindje të Ukrainës. Ata, gjithashtu, nuk dyshoj, se do t’i konsolidojnë fitimet e tyre të arritura në jug të Ukrainës, duke e marr shumicën e vijës bregdetare të Ukrainës jugore. Në këtë pikë, unë mendoj se posa ata të jenë të lumtur, Putin do të kërkojë një marrëveshje të paqes. Unë jam i sigurt se liderët si presidenti Macron dhe kancelari Scholz do ta nxisin Ukrainën të pranojnë çfardo që rusët do të kërkojnë”, tha ai për Sky News Australia.

Rusia ka sulmuar pozicionet në lindje të Ukrainës në përpjekje për të rrethuar forcat ukrainase në Donbas dhe i ka rezistuar një kundërsulmi rreth qytetit të Iziumit. /Periskopi/