Macron nga Ukraina akuzon Rusinë për krime të luftës

Macron nga Ukraina akuzon Rusinë për krime të luftës

Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha të enjten se në fshatin ukrainas të Irpin janë kryer masakra dhe krime të luftës, shkruan The Independent, përcjell Periskopi.

Ai vizitoi fshatin me kancelarin gjerman, Olaf Scholz dhe kryeministrin italian, Mario Draghi para takimit me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

“Është një qytet heroik, i shënuar nga stigma e barbarisë”, tha për gazetarë Macron.

Liderët e Francës, Gjermanisë dhe Italisë kanë udhëtuar për në Kiev si një shenjë e mbështetjes për Ukrainën, ku zyrtarët janë lutur për më shumë armë nga Pernëndimi për t’iu kundërvënë sulmit rus. /Periskopi/

Shpërndaje në: