Macron: Putin ka vendosur të mos ndalet

Macron: Putin ka vendosur të mos ndalet

Presidenti i Francës Emmanuel Macron tha sot se homologu i tij rus Vladimir Putin “vendosi të mos ndalet” në Ukrainë pasi i duhej një “fitore ushtarake për veten e tij, edhe pse e kuptoi se Ukraina nuk do të nënshtrohej”.

Në një intervistë për të përjavshmen franceze Le Point, Macron tha se Mariupol, një qytet në Ukrainën lindore ku u fokusua ushtria ruse, “mund të jetë një fiksim për Putin-in sepse ai është një simbol i Ukrainës që i reziston atij”.

Duke e përqendruar ofensivën në Donbas, presidenti rus po përpiqet “të arrijë fitoren dhe të synojë paradën e lavdishme ushtarake më 9 maj (që shënon fitoren mbi nazizmin), një datë shumë e rëndësishme për të dhe për Rusinë, shtoi Macron.

Ai tha se për shkak të kësaj, ai kishte pak besim në përpjekjet kolektive për ta vendosur Putin-in në tryezën e bisedimeve në një afat të shkurtër.

Macron gjithashtu u përpoq të justifikonte bisedat e tij të shumta telefonike me Putin-in.

“Nëse ai nuk bisedon më me askënd, atëherë ne nuk e dimë se sa larg mund të shkojë. Ky është obsesioni im. I thashë se kur dikush hyn në një cikël dhune, gjëja më e vështirë është të ndalosh. Është një rrezik dhe një pikë kthese për të hyrë në të pakthyeshmen”, tha ai.

Shpërndaje në: