MacShane: Shpresoj që Hill të vendosë një hartë të Kosovës së pavarur në zyrën e tij

Periskopi.com Lajme

Ish-ministri për Evropën i Britanisë së Madhe, Denis MacShane e ka mirëpritur nominimin e Christopher Hill për ambasador të SHBA-së në Serbi. MacShane ka thënë se shpreson që Hill do ta vendosë hartën e Kosovës së pavarur në zyrën e tij në Beograd.

“Shpresoj se ai do ta vendosë një hartë të qartë të Kosovës si shtet i pavarur në zyrën e tij. Pas katastrofës së Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor javën e kaluar, ndoshta Presidenti Biden do të interesohet për ta gjetur rrugën përpara”, ka shkruar MacShane.

Presidenti amerikan, Joe Biden ka nominuar diplomatin e njohur, Christopher Hill për ambasador të ShBA-së në Serbi. Hill pritet që të konfirmohet nga Senati amerikan para se të marrë zyrtarisht detyrën.