‘MagicBalerina’ mbush 8 vjet, mos e humbisni shfaqjen fanatastike që do të jap për fëmijët tuaj

‘MagicBalerina’ mbush 8 vjet, mos e humbisni shfaqjen fanatastike që do të jap për fëmijët tuaj

Fëmijët e studios së baletit  MagicBalerina sot do të shfaqen para publikut me pjesë të ndryshme nga kompozitorë të mëdhenjë të muzikës klasike, e gjitha kjo e pergatitur me perkushtim nga mesueset Yllka Rexha dhe Ylberina Hysaj-Arifi.

Yllka Rexha tregon zanafillën e idesë për “MagicBalerina”.

“MagicBalerina është themeluar në vitin 2011 dhe pergjate ketyre viteve ka pasur organizime të ndryshme, pjesëmarrje nëpër televizione dhe shfaqje të shumta”, shprehet ajo.

Yllka Rexha dhe Ylberina Hysaj kanë mbaruar shkollën e muzikës ne Prenkë Jakova, drejtimi balet tek profesori Ahmet Brahimaj!

Pasioni i tyre për baletin ka bërë që të hapin shkollën e baletit “MagicBalerina” me qëllim që të krijojnë mundësi të reja të arsimimit për të rinjtë në artin e baletit.

Rexha na tregojn disa nga perfitimet e baletit për femijët e vegjël:

-Mësojnë të ndjekin udhëzimet

-Mësojnë të punojnë në grup

-Fitojnë disiplinë përmes punimit grupor

-Janë aktivë dhe kontrollojnë trupat e tyre në levizje

– Sjellë dobi shumë të rëndësishme në rritjen dhe zhvillimin e trupit fizik si dhe zhvillim te trurit pasi që lidh levizjet e trupit me muzikën.

“Sapo nje fëmijë fillon baletin në moshë të hershme, ata nuk mesojnë vetëm një formë të çmuar të artit, por gjithashtu po trajnohen për jetën që është përpara tyre”, shprehet Yllka.

Ne i urojmë mësueseve dhe fëmijëve shumë suksese dhe studio MagicBalerina ju mirëpret sonte në shfaqjen e baletit në ora 18:00 në teatrin ‘’Faruk Begolli’’- AAB.

Shpërndaje në: