Maguire: Mbrojtja e jonë nuk qëndroi në vijë të drejtë

Periskopi.com Sporti

Kapiteni ende nuk ka gjetur kimi të njëjtë me partnerin e tij të ri në mbrojtje

Harry Maguire e ka pranuar se ai nuk arriti të ishte në të njëjtën vijë me partnerin e tij të ri në mbrojtje, Lisandro Martinez gjatë humbjes 2-1 të Manchester United kundër Brighton të dielën në ndeshjen e parë të sezonit. Mjellmat kanë përfituar nga disa gabime të mbrojtjes që bënë që ata të udhëheqin 2-0 duke falënderuar golat e Pascal Gross.

United e përmirësoi lojën në pjesën e dytë dhe arriti që të shënoi gol në minutën e 22-të, edhe pse mund të quhet një autogol i dyshimtë i Mac Allister, pasi që dyshohej për prekje me dorë dhe faul në lojtarët e Brighton.

Brighton kurrë nuk ka fituar në Old Trafford para se në drejtim të Djajve të Kuq të ishte Erik ten Haag, e që filloi karrierën e tij në fillim të sezonit me humbje.

“Është një gjë që duhet ta adresojmë përndryshe ajo do të ndodh prapë. Goli i parë ishte një goditje e madhe për 11-ën e lojtarëve tonë”, tha Maguire për Sky Sports pas ndeshjes.

“Është mirë që e kemi Lisandro Martinez në klub. Ne kemi garë për vende në mbrojtje. Ne nuk kemi luajtur shumë bashkë dhe në periudhën e parë nuk ishim në të njëjtën vijë të mbrojtjes. Mbrojtësit duhet të kenë partneritet gjatë tërë kohës dhe ne do të jemi më të mirë duke fituar ndeshje pa pësuar gol”.

“Të gjithë i dinë detyrat e veta. Ne kemi pasur një sezon shumë të keq. Ne kemi një menaxher të ri që po përpiqemi ta aplikojmë filozofinë e tij në skuadër por ne nuk e bëjmë atë si duhet atëherë kemi një mbrojtje shumë të hapur”.