Mainz turpërohet nga Leipzig, merr 5 gola – tri prej tyre i shënoi ‘i shumë kërkuari’ Werner

Mainz turpërohet nga Leipzig, merr 5 gola – tri prej tyre i shënoi ‘i shumë kërkuari’ Werner

Leipzig e ka turpëruar Mainz duke e mposhtur me rezultatin 0:5 në ndeshjen e javës së 27-të të Bundesligës.

Timo Werner ka realizuar tre gola (11’, 48’, 75’) dhe Yussuf Poulsen (23’) e Marcel Sabitzer (36’) i kanë shënuar golat për Leipzigun.

Leipzig pas 27 ndeshjeve zë vendin e tretë me 54 pikë, shtatë më pak se Bayern Muenchen që kryeson kampionatin, ndërsa Mainz mban vendin e 16-të me 27 pikë.

Shpërndaje në: