Majko pas vizitës në Hagë te ish-krerët e UÇK-së: Jam krenar për vëllezërit e mij

Majko pas vizitës në Hagë te ish-krerët e UÇK-së: Jam krenar për vëllezërit e mij

Ish kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko ka treguar për vizitën e tij në burgun e Hagës ku po qëndrojnë të burgosur, ish krerët e UÇK-së.

Z. Majko përmes një shkrimi në Facebook ka folur për gjendjen e Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit.

“Sot, në burgun e Hagës me Hashim Thacin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Hashimi i qetë. Kadria i qartë. Jakupi i sprovuar. Rexhepi i papërsëritshëm. Për tju gjindur në krah, betejës së fundit, për të mbrojtur emrin e UCK-së! Jam krenar për vëllezërit e mij”, shkroi Pandeli Majko.

Në Hagë për vizitë përveç, Majkos ishin edhe ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli së bashku me ish-presidentët e Shqipërisë, Alfred Moisiu, Rexhep Meidani dhe Bamir Topi.

 

 

Shpërndaje në: