Majmunët kapen duke e bërë një ritual të përçudshëm: Mblidhen shkencëtarët

Majmunët kapen duke e bërë një ritual të përçudshëm: Mblidhen shkencëtarët

Shimpanzetë në tri shtete të Afrikës Perëndimore – Guinea Bissau, Breg të Fildishtë dhe Liberi, janë kapur duke marrë pjesë në një sjellje të përçudshme.

Ata i mblodhën një numër të madh gurësh në zgavrat e pemëve. Më pas, zakonisht mashkujt, merrnin njërin gur, ecnin një distancë larg, hungëronin diçka, dhe e hidhnin gurin në pemë, duke e lënë një shenjë aty.

Gurpi më pas vendosej mbrapsht në zgavër që të përdorej në këtë formë sërish, raporton BTh, përkthen Periskopi.

Asnjë shimpanze në asnjë prej këtyre vendenve nuk është kapur më herët së bëri një gjë të tillë.

Për më shumë, nuk duket asnjë arsye e lidhur me mbijetesën e tyre në këtë ritual.

Hulumtuesit kanë thënë se kjo mund të jetë një shfaqje unike e fuqisë mashkullore, që shenjon kufirin e territorit të trupave, apo ndoshta edhe ndonjë ritual shpirtëror.

Një ekip prej 80 shkencëtarët ndërkombëtarë, e bënë studimin në fjalë.

Asnjë majmun nuk është parë asnjëherë të merrte pjesë në sjellje që nuk ishin të lidhura me mbijetesën e tyre. /Periskopi

Shpërndaje në: