Makina del nga rruga në Ersekë, plagoset shoferi me tre pasagjerë

Periskopi.com Lajme

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e Barmashit në Ersekë, ku një makinë ka humbur kontrollin e ka dalë nga rruga.

Shoferi D. L., rreth 48 vjeç, banues në Pogradec, duke drejtuar mjetin tip “Subaru”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Nga përplasja janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe tre pasagjerë në mjet, konkretisht G. B; P. H., dhe F. K., banues në Pogradec.

Ata u dërguan në spital ku aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Shpërndaje në: