Makina përfshihet nga flakët, shoferi shpëton pa lëndime

Makina përfshihet nga flakët, shoferi shpëton pa lëndime

Bëhet fjalë për një mjet me targa AA. 303 NH i cili është përfshirë nga flakët, ndërkohë që ka qenë në pritje të semaforit. Ngjarja ka ndodhur rreth 13 e 30 minuta dhe fatmirësisht drejtuesi i mjetit citroen ka shpëtuar pa lëndime. Një makinë zjarrfikëse bëri të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit, ndërsa policia ka nisur hetimet.

Paraprakisht nga dëshmia e dhënë prej drejtuesit të mjetit bëhet me dije se zjarri ka ardhur nga pjesa e motorit, që dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike në motor, çka ka dyshohet se ngjarja është aksidentale

Shpërndaje në: