Mali i Zi, Gjukanoviç dorëzon propozimin për ndryshimet në qeveri

Mali i Zi, Gjukanoviç dorëzon propozimin për ndryshimet në qeveri

Kryeministri malazez Milo Gjukanoviç mbrëmë në parlament dorëzoi propozimin për ndryshimet në qeveri, njoftoi Departamenti qeveritar për marrëdhënie me publikun. Gjukanoviç për zv/kryeministër ka propozuar Milenko Popoviç, ministër të Punëve të Brendshme Goran Danilloviç, ministër të Financave Rashko Konjeviç dhe ministër Punës dhe Mirëqenies Sociale Boris Mariç.

“Pas dialogut disa muajor politik dhe nënshkrimin e Marrëveshjes për krijimin e kushteve për zgjedhje të lira dhe të ndershme më 26 prill, një numër i subjekteve politike opozitare nënshkruese të Marrëveshjes, kanë propozuar kandidatët e tyre për anëtarë të qeverisë, me çka janë krijuar kushtet për propozim të ndryshimit të përbërjes së 40-të të Qeverisë”, thuhet në letrën e Gjukanoviqit.

Gjukanoviç propozoi shkarkimin e Radoje Zhugiç nga posti i ministrit të Financave dhe Zorica Kovaçeviç nga posti i ministres së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Popovic, Daniloviç, Konjeviç dhe Mariç janë kandidatë të partive opozitare, Demos, Partisë Social Demokratike dhe Lëvizjes qytetare URA.

Shpërndaje në: