Mali i Zi shpallë tre ditë zie pas tragjedisë në Cetinë

Mali i Zi shpallë tre ditë zie pas tragjedisë në Cetinë

Qeveria e Malit të Zi sonte do të shpallë tri ditë zie si shenjë solidarizimi me familjarët e 11 viktimave që humbën jetën dhe gjashtë të plagosurve nga sulmi me armë në Cetinë.

Këtë informacion e ka bërë të ditur kryeministri Dritan Abazoviq në kanalin e tij Telegram.

“Qeveria e Malit të Zi sonte do të shpallë tri ditë zie në lidhje me tragjedinë e madhe që ndodhi sot në Cetinë”, ka shkruar Abazoviq.

Kujtojmë se 34 vjeçari Vuk Boriloviq ka qëlluar me armë zjarri drejt personave, madje në mesin e viktimave pati edhe fëmijë.

Krejt çfarë ndodhi në Cetinë?

Ngjarja e rëndë ka tronditur Malin e Zi pasditen e 12 gushtit, kur një 34-vjeçar ka hapur zjarr duke vrarë disa persona në qytetin e Cetinjës.

Lajmi u bë i ditur nga mediat malazeze, të cilat raportuan se 11 shtetas kanë mbetur të vdekur përfshirë këtu fëmijë.

Siç ka raportuar gazeta “Vijesti”, burri ka qëlluar në drejtim të disa persona fare afër vendbanimit të tij, brenda lagjes.

Në vendngjarje ka dalur Prokurori i lartë i shtetit, shërbimet e emergjencës, policia, shërbimet e mbrojtjes dhe shpëtimit.

Policia ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar për çfarë ka ndodhur.

Të shtënat kanë ndodhur pak pas orës 16:00 dhe mes të plagosurve është edhe një polic i cili është transportuar në Qendrën Klinike të Malit të Zi.

Gjendja e tij është stabile, raportojnë mediat atje.

Shpërndaje në: