Mali i Zi tërbohet: Serbia na e poshtëroi kryeministrin, e priti politikani i vogël i veshur me xhinse

Mali i Zi tërbohet: Serbia na e poshtëroi kryeministrin, e priti politikani i vogël i veshur me xhinse

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, kishte bërë vizitën e parë zyrtare në Serbi, dhe ishte mirëpritur vetëm nga zëvendëskryeministri i këtij shteti, Branislav Nedimoviq në ajroport. Por, veshja e tij kishte ofenduar Malin e Zi.

Vizita e Krivokapiqit në Serbi pritej të ishte në kuadër të përforcimit të marrëdhënieve të mira ndër-fqinjësore dhe në kuadër të perspektivës së përbashkët evropiane.

Por, ajo që u kritikua ishin xhinset e veshura nga Nedimoviqi e që u pa si fyerje diplomatike për Malin e Zi, përcjell Periskopi.

“Kryeministri Zdravko Krivokapiq arriti në Serbi, dhe u mirëprit në ajroportin e Beogradit nga zv.kryeministri dhe Ministri i Bujqësisë në këtë vend, Branislav Nedimoviq, i cili ishte i veshur me xhinse, dhe pa krevatë. Ky është një indikator se si qeveria e këtij shteti e percepton Malin e Zi dhe kryeministrin e saj,” shkruajti CMD.

Zëdhënësi i Socialdemokratëven ë Mal të Zi, Nikola Zirojeviq, theksoi që ai nuk e dinte se si ishte protokolli, por se ky ishte një poshtërim klasik. /Periskopi

Shpërndaje në: