Maliqi: Presim përmirësim të gjendjes shëndetësore të personave me aftësi të kufizuara

Maliqi: Presim përmirësim të gjendjes shëndetësore të personave me aftësi të kufizuara

Viti i ardhshëm, do të konsiderohet viti i personave me aftësi të kufizuara.

Ky vendim është marrë dje në një mbledhje elektronike të Qeverisë së Kosovës, ndërsa kryeministri Albin Kurti, u zotua se do të punojnë për një shoqëri ku të gjithë do të trajtohen të barabartë.

Për drejtorin e HANDIKOS, Afrim Maliqin, kjo gjë po vlerësohet tejet e rëndësishme, dhe për Info Magazine ai deklaroi se pritjet për 2022 lidhur me këtë çështje janë shumë të mëdha.

”Ky vit nënkupton sensibilizimin jo vetëm të institucioneve por edhe të shoqërisë në përgjithësi”.

”Meqenëse ka aktivitete të shumta, ne presim që gjatë 2022, të ketë rol shumë të madh përmirësimi i gjendjes shëndetësore, të personave me aftësi të kufizuara, në ofrimin e shërbimeve dhe çështjeve të ndryshme që preokupojnë ata”.

”Pastaj është mirëqenia, arsimimi, është drejtësia, qasja, përmirësimi i kuadrit ligjor në përgjithësi”.

Megjithatë ai specifikon një çështje tejet madhore e cila do duhej të trajtohet me prioritet për këtë kategori, njofton Klankosova.tv.

”Njëkohësisht apo diçka që ja vlen, përfshirja e Konventës së Kombeve të Bashkuara, për të Drejtat e personave me Aftësi të Kufizuara në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, që i bie, amandamentimi i kësaj konvente në kushtetutën e vendit tonë”.

 

Shpërndaje në: