Maliqi pyet Kurtin e Osmanin: Çka po lypim në grup me Vuçiqin, Dodikun, Orbanin e Erdoganin?

Maliqi pyet Kurtin e Osmanin: Çka po lypim në grup me Vuçiqin, Dodikun, Orbanin e Erdoganin?

Analisti Agon Maliqi ka komentuar mosftesën e Kosovës për të marr pjesë në Samitin e Demokracive nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Maliqi përmes një postimi në “Facebook”, ka kërkuar sqarime nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, lidhur me atë se çfarë kërkon Kosova në grup me Cuçin, Dodikun, Lukashenkon, Obanin dhe Erdoganin, si shtete që nuk morën ftesë për të marrë pjesë në këtë Samit.

“Kryeministri Kurti dhe Presidentja Osmani duhet të na sqarojnë se përse në njërën prej nismave kryesore të SHBA për t’iu kundërvënë kërcënimit prej regjimeve autoritare si Kina dhe Rusisa, aleati ynë kryesor nuk e fton Kosovën? Si është e mundur që SHBA-të na shohin në Evropë si pjesë e një klubi joprestigjioz autokratësh anti-perëndimorë bashkë me Vuçiqin, Dodikun, Lukashenkon, Orbanin dhe Erdoganin?”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

Ai tha se kategorizimi i Kosovës me këto shtete nuk është i lidhur me demokracinë e brendshme por me politikën e jashtme dhe të sigurisë.

Kjo pasi, sipas Maliqit e përbashkëta e liderëve që nuk janë ftuar për të marrë pjesë në këtë Samit është se nuk e kanë politikën e jashtme të përputhur me ShBA-të.

“Ky kategorizim i Kosovës nuk mund të jetë i ndërlidhur me demokracinë e brendshme, ku jemi më mirë se rajoni, por me politikën e jashtme dhe të sigurisë. E përbashkëta e këtyre liderëve autoritarë të përmendur më sipër është se janë liderë të cilët jo vetëm që nuk e kanë politikën e jashtme të përputhur me SHBA, por aktivisht luftojnë kundër interesave të saj dhe të sigurisë evropiane. Çka po lypë Kosova në këtë grup?”, thuhet më tutje në njoftim.

Postimi i plotë:

Kryeministri Kurti dhe Presidentja Osmani duhet të na sqarojnë se përse në njërën prej nismave kryesore të SHBA për t’iu kundërvënë kërcënimit prej regjimeve autoritare si Kina dhe Rusisa, aleati ynë kryesor nuk e fton Kosovën? Si është e mundur që SHBA-të na shohin në Evropë si pjesë e një klubi joprestigjioz autokratësh anti-perëndimorë bashkë me Vuçiqin, Dodikun, Lukashenkon, Orbanin dhe Erdoganin? Jam i bindur se nuk duhet të ketë qenë e lehtë për SHBA-të për t’ia bërë këtë gjë shtetit të cilin kanë ndihmuar ta krijojnë. Kështu që këtu duhet të jetë një problem shumë i madh për të cilin liderët tanë duhet t’i kenë marrë sinjalet prej kohësh, sepse kjo shuplakë nuk vjen si vërejtja e parë. Ky kategorizim i Kosovës nuk mund të jetë i ndërlidhur me demokracinë e brendshme, ku jemi më mirë se rajoni, por me politikën e jashtme dhe të sigurisë. E përbashkëta e këtyre liderëve autoritarë të përmendur më sipër është se janë liderë të cilët jo vetëm që nuk e kanë politikën e jashtme të përputhur me SHBA, por aktivisht luftojnë kundër interesave të saj dhe të sigurisë evropiane. Çka po lypë Kosova në këtë grup?

Shpërndaje në: