Maliqi: Të bojkotohet gjithçka që ka lidhje me UNMIK’un

Maliqi: Të bojkotohet gjithçka që ka lidhje me UNMIK’un

Analisti që jeton në Amerikë, Agon Maliqi ka thënë se duhet të bojkotohet nga institucionet e Kosovës gjithçka që ka lidhje me UNMIK’un, transmeton Periskopi.

Sipas tij, nuk duhet të ndjeket asnjë aktivitet që ka lidhje me UNMIK’un.

Ja postimi i plotë:

Një lutje modeste për kolegët e shoqërisë civile dhe zyrtarët e institucioneve publike, në vijim të reagimit të mirë ndaj Këshillit të Evropës për mundësinë që raportues për Kosovën të bëhet ish-agjenti rus i GRU-së. Ka ardhur koha (në fakt ka qenë prej kohësh) që të bojkotohet gjithçka që ka lidhje zyrtare me UNMIK-un – strofullën e ndikimit rus në Kosovë – të cilin aleatët e Kosovës po mundohen ta mbyllin, por nuk po munden për shkak të rezolutës 1244. Nuk e kam fjalën vetëm për të mos pranuar financime prej UNMIK-ut, por edhe për bojkotin e pjesëmarrjes në çdo aktivitet të organizuar prej tyre. Kish me qenë kontribut modest, por mbi të gjitha mesazh simbolik dhe përmbushje e një detyrimi minimal qytetar në këtë periudhë.*

*Pa paragjykime dhe gjykime natyrisht për kosovarët që punojnë për këtë mision duke e pasur thjesht vend pune.

Shpërndaje në: