Maliqi: Vizat instrument i kushtëzimit dhe diciplinimit, proces i lidhur me sjelljen tonë në dialog

Maliqi: Vizat instrument i kushtëzimit dhe diciplinimit, proces i lidhur me sjelljen tonë në dialog

Analisti Agon Maliqi, thotë se ‘padrejtësia që po i bëhet Kosovës në raport me vizat, është e përmasave epike’.

Thotë se ‘është e qartë se ky proces është i lidhur ngushtë me sjelljen tonë në dialog”.

Ai shkruan:

“Raporti i Kosovës me BE fatkeqësisht është i tillë që ne duhet të jemi nxënës tepër shembullor për ta marrë një notë kaluese. Me fjalë të tjera, edhe nëse mëson për pesëshe, gëzohu që ta qesin një dysh, dhe nuk ka mundësi të dyta me e përmirësu notën. Padrejtësia që po i bëhet Kosovës prej vitesh për vizat është e përmasave epike. Sot një pjesë e vendimarrësve edhe e kanë kuptuar nivelin e diskriminimit, por në të njëjtën kohë e dinë se, duke qenë procesi i anëtarësimit shumë i largët, po u hoqën vizat nuk kanë në dorë instrument tjetër presioni, kushtëzimi dhe disciplinimi. Prandaj është e qartë se ky proces është i lidhur me sjelljen tonë në dialog”./Periskopi

Shpërndaje në: