Malisheva e bën telashe edhe Ballkanin, i merr një pikë

Malisheva e bën telashe edhe Ballkanin, i merr një pikë

Malisheva po vazhdon të jetë befasia më e këndshme e këtij sezoni në Superligën e Kosovës.

Skuadra e promovuar këtë edicion në Superligë, po arrin të bëjë paraqitje të mira edhe ndaj skuadrave “të mëdha” të vendit, shkruan Periskopi.

Sot, Malisheva arriti të merrte një pikë të madhe në shtëpinë e saj, duke e ndalur me barazim 0:0 skuadrën e Ballkanit.

Malisheva tani numëron 11 pikë dhe qëndron në pozitën e dytë, kurse Ballkani ka 12 pikë në pozitën e parë.

Do të ishte një nga ngjarjet më të bukura të futbollit tonë nëse Malisheva do të arrijë ta mbajë këtë tempo gjatë gjithë sezonit. /Periskopi/

Shpërndaje në: