Malisheva mbetet me vetëm një rast aktiv me koronavirus

Periskopi.com Lajme

Në Komunën e Malishevës deri më tani janë shëruar 75 persona të prekur me COVID-19 dhe ka mbetur vetëm edhe një rast aktiv.

Edhe sot nga Komuna e Malishevës, nuk është regjistruar asnjë rast i ri me COVID-19 dhe kjo është konfirmuar në komunikimin zyrtar në mes të komunës dhe IKSHP-së.

Malisheva ka 77 të prekur me COVID-19, prej tyre 75 të shëruar, një rast është aktiv dhe një rast i vdekjes.

Postimi i plotë:

Malisheva mbetet me vetëm një rast aktiv me COVID-19

Malishevë, 3 qershor

Në Komunën e Malishevës deri më tani janë shëruar 75 persona të prekur me COVID-19 dhe ka mbetur vetëm edhe një rast aktiv. Edhe sot nga Komuna e Malishevës, nuk është regjistruar asnjë rast i ri me COVID-19 dhe kjo është konfirmuar në komunikimin zyrtar në mes të komunës dhe IKSHP-së.

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, edhe sot ju ka bërë thirrje qytetarëve “për të vazhduar me kujdesin e shtuar në raport me pandeminë, të mbajnë maskat dhe dorëzat, të ruajnë distancën sociale, t’iu shmangen takimeve ku ka shumë njerëz dhe të vazhdojnë ti respektojnë rekomandimet dhe udhëzimet e institucioneve përgjegjëse shëndetësore, me qëllim të ruajtjes së shëndetit”.

Gjendja aktuale me COVID-19, në Komunën e Malishevës është kjo: 77 të prekur me COVID-19, prej tyre 75 janë shëruar, një rast është aktiv dhe një rast i vdekjes.

Shpërndaje në: