Malisheva në pritje të rezultateve për 12 persona që dyshohen për koronavirus

Malisheva në pritje të rezultateve për 12 persona që dyshohen për koronavirus

Malisheva vazhdon të jetë komuna e cila i prinë vendit me më të prekurit me koronavirus. Deri më tani numri i të prekurve në këtë komunë është 25.

Kryetari i kësaj komune Ragip Begaj i tha Periskopit se janë duke pritur rezultatin edhe për 12 persona, përderisa shtoi se nuk dihet nëse rezultatet e tyre dalin sot apo nesër.

“Të sëmurë, pra të prekur me koronavirus i kemi 25 gjithsej, ndërkaq vetëm sot janë diku 12-13 persona që janë testuar. Ende nuk e dimë se kur do të dalin rezultatet e tyre, mbase sot pasdite ose ditetve në vijim”, tha ai.

Ai tha se fatmirësisht deri më tani nuk ka ndonjë informacion për raste të reja.

“Raste të reja fatmirësisht ende nuk kemi ndonjë informatë që ka raste të reja, të paktën unë si kryetar i komunës nuk kam informata nëse ka raste të reja apo jo. Po presim më tutje se si do të zhvillohet gjendja më tutje nuk e di. Katër raste të reja i kemi pasur dje, për sot ende nuk kemi informata”, u shpreh Begaj për Periskopin

Shpërndaje në: