Man City e mbyll pjesën e parë me epërsi të dyfishtë

Man City e mbyll pjesën e parë me epërsi të dyfishtë

Manchester City e ka mbyllur pjesën e parë me epërsi prej dy golave ndaj Wolvesit.

45 minutat e parë të ndeshjes që po zhvillohet në “Molineux Stadium” kanë përfunduar me rezultatin 0:2, shkruan Gazeta Express.

“Qytetarët” e filluan furishëm këtë ndeshje duke kaluar në epërsi që në minutën e parë të ndeshjes, kur shënoi Jack Grealish.

 

Në listën e golashënuesve nuk ka se si të mungoi Erling Haaland, i cili shënoi në minutën e 16-të

Vlen të theksohet se vendasit janë me një lojtar më pak në fushë që nga minuta e 33-të, pas përjashtimit të Nathan Collins me karton të kuq.

Ndryshe, ndeshja mes Wolvesit dhe Manchester Cityt është e vlefshme për javën e tetë në Premierligë.

Shpërndaje në: