Man City i Guardiolës në ekstazë, mposht PSG-në me përmbysje në Mançester

Periskopi.com Sporti

Manchester City ka mposhtur PSG-në me rezultat 2-1, pasi fillimisht ishte në disavantazh 1-0, në kuadër të xhiros së pestë të grupit në Champions League.

Parisienët kaluan në epërsi përmes Kylian Mbappe në minutën e 50, shkruan Periskopi.

Për të barazuar rezultatin shënoi Raheem Sterling në minutën e 63, para se Gabriel Jesus të shënonte golin e fitores në minutën e 76.

Pas kësaj fitoreje, Man City është lider i padiskutueshëm në Grupin A me 12 pikë, katër më shumë se PSG në vendin e dytë, derisa gjërat tashmë janë të qarta kur ka mbetur edhe një xhiro për t’u luajtur. /Periskopi.com/