Man City i shpëton poshtërimit nga amatorët prej Ligës së Katërt: Ndryshon gjithçka brenda tre minutave dhe fiton

Man City i shpëton poshtërimit nga amatorët prej Ligës së Katërt: Ndryshon gjithçka brenda tre minutave dhe fiton

Manchester City ka regjistruar një fitore me shumë shqetësime si mysafire kundër skuadrës nga Liga e Katërt, Cheltenham me rezultat 3-1, në kuadër të 1/16 të finales së FA Cup, shkruan Periskopi.

Çuditërisht, ishin nikoqirët ata që kaluan të parët në epërsi përmes një goli nga May në minutën e 59-të të ndeshjes.

Shokimin e Cityt e parandaloi Phil Foden i cili shënoi për 1-1 në minutën e 81-të, para se Gabriel Jesus të shënonte për epërsinë e ‘Qytetarëve’ vetëm tre minuta më vonë.

Krejt në fund, saktësisht në minutën e katërt të kohës shtesë, City shënoi edhe një herë për epilogun final përmes Torres. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: