Man City ia del me qyk te zorit të kualifikohet në gjysmëfinale, Atletico shkon për shpi

Man City ia del me qyk te zorit të kualifikohet në gjysmëfinale, Atletico shkon për shpi

Manchester City ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

“Citizens” barazuan pa gola ndaj Atletico Madridit në “Wanda Metropolitano”, por u kualifikuan tutje falë fitores minimale 1:0 në “Etihad”.

Ndeshja ishte me pak raste shënimi, teksa në pjesën e dytë, spanjollët morën administrimin e lojës.

Në fund të ndeshjes, pas një ndërhyrjeje të Felipes në Foden situata eskaloi, me Felipen që u ndëshkua me karton të kuq.

Më pas, ndeshja u vazhdua edhe për nëntë minuta tjerë, ku Atletico Madridi pati disa raste, por rezultati nuk ndryshoi.

Tani, në gjysmëfinale, Manchester City do të përballet me Real Madridin, që mbrëmë e eliminoi Chelsean.

Shpërndaje në: