Man City merr masa drastike kundër Benjamin Mendyt, i akuzuar për katër raste të dhunimit seksual

Man City merr masa drastike kundër Benjamin Mendyt, i akuzuar për katër raste të dhunimit seksual

Benjamin Mendy është pezulluar nga Manchester City pasi ai akuzohet nga policia angleze për katër akuza për përdhunim dhe një akuzë për sulm seksual.

Policia ka lëshuar ​​një deklaratë, ku konfirmon aktakuzën për lojtarin.

“Benjamin Mendy, 27 vjeç, është akuzuar për katër akuza për përdhunim dhe një akuzë për sulm seksual”.

“Akuzat lidhen me tri ankuese mbi moshën 16 vjeçare dhe pretendohet se kanë ndodhur midis tetorit 2020 dhe gushtit 2021”.

“Mendy është paraburgosur në polici dhe do të paraqitet në Gjykatën e e Chester të premten, 27 Gusht”, thuhet në njoftimin.

Në anën tjetër edhe klubi ka dal me një deklaratë, ku tregon që e ka pezulluar lojtarin:”Manchester City mund të konfirmojë se pas akuzimit të tij nga policia sot, Benjamin Mendy është pezulluar në pritje të një hetimi”.

“Çështja do t’i nënshtrohet një procesi ligjor dhe për këtë arsye klubi nuk është në gjendje të bëjë komente të mëtejshme derisa ai proces të përfundojë”.

Shpërndaje në: