Man City mposhtet nga West Hami pas ekzekutimit të penalltive, eliminohet nga Carabao Cup

Periskopi.com Uncategorized

Ekipi i Pep Guardiolas e ka mbyllur aventurën në Kupën Carabao.

Koha e rregulltë e ndeshjes mes West Hamit dhe Man Cityt u mbyll pa gola 0-0.

‘Citizens’ ishin tejet dominues, por pavarësish rasteve nuk arritën asesi të tundit rrjetën e portierit Areola.

Kësisojë ndeshja shkoi në penallti për të vendosur skuadrën kualifikuese.

Në penallti të pagabueshëm ishin futbollistët e West Hamit që shënuan të gjitha pesë penalltitë, ndërsa tek Man City gaboi Phil Foden dhe kështu ‘Çekanët’ kalojnë tutje pas fitores 5-3 në penallti.

Në fazën tjetër janë kualifikuar edhe Brentfordi, Tottenhami e Liverpooli.