Man City ndalet nga Southamptoni i Brojës

Man City ndalet nga Southamptoni i Brojës

Manchester City ka lëshuar pikë në udhëtim kundër Southampton.

Skuadra e Manchester City ka luajtur baras 1:1 në udhëtim kundër skuadrës së Southampton.

‘Citizens’ shkuan herët në disavantazh, kur në minutën e 7’ të ndeshjes Kyle Walker-Peters shënoi një gol të bukur për 1:0.

Southampton u mbajt mirë në pjesën e parë dhe arriti të shkonte në pushim me një gol epërsi.

Në pjesën e dytë, skuadra e Pep Guardiola shtoi presionin dhe arriti të barazonte rezultatin në minutën e 65’, me anë të Aymeric Laporte.

City provuan deri në fund dhe krijuan disa raste të mira shënimi, por nuk arritën të gjejnë golin e fitores.

Ndeshje të mirë bëri shqiptari Armando Broja, i cili pati dy mundësi të mira shënimi, nga të cilat njërën ia mohoi shtylla e njërën Laporte.

Me këtë barazim, City shkon në 57 pikë, 12 më shumë sesa Liverpool që kanë dy ndeshje për të luajtur. Southampton merr pikën e 25-të për pozitën e 12-të.

Shpërndaje në: