Man United arrin përmbysjen e madhe, triumfon me kthesë sensacionale kundër Atalantas

Periskopi.com Sporti

Djajtë e Kuq” kanë shënuar një fitore të madhe në Ligën e Kampionëve.

Man Utd ka arritur të mposht Atalantën me rezultat 3-2.

Vendasit ishin më të rrezikshëm në fillimi dhe patën disa mundësi shënimi përmes kundër-sulmeve.

Megjithatë, mysafirët u treguan më efikas dhe arritën të kalojnë në epërsi në min e 15′ përmes Mario Pasalic.

“Djajtë e Kuq” morrën iniciativën që të barazojnë rezultatin, megjithatë ishte sërish ekipi italian që realizoi.

Merih Demiral dyfishoi epërsinë e Atalantas me golin e tij në min e 29′, për rezultatin e pjesës së parë 0-2.

Gjiganti anglez u rikthye furishëm në pjesën e dytë, fillimisht Marcus Rashford ngushtoi epërsinë e Atalantës në 1-2 në min e 53′.

“Djajtë e Kuq” vazhduan me sulme dhe arritën të barazojnë gjithçka falë golit të Harry Maguire në min e 75′.

Ndërsa heroi i këtij takimi ishte i zakonshmi Cristiano Ronaldo që shënoi gol të bukur me kokë në min e 84′ pas asistimi të Luke Shaw për rezultatin përfundimtarë 3-2.

Me këtë fitore tani United prin në grupin F me gjashtë pikë, kurse Atalanta ëshë e dyta me katër sosh