Man United bën hapin e madh drejt transferimit të superyllit 130 milionësh

Man United bën hapin e madh drejt transferimit të superyllit 130 milionësh

Forma e Manchester Unitedit që prej ristartit të futbollit, nuk ka qenë asgjë tjetër vec sensacionale.

Ole Gunnar Solskjaer ka arritur ta shndrrojë Unitedin në atë skuadrën e dikurshme që drejtohej nga Sir Alex Ferguson, transmeton Periskopi.

Tetë gola në dy ndeshjet e fundit tregojnë storien më së miri. Bruno Fernandes ka pasur impakt të jashtëzakonshëm që prej ardhjes, derisa i riu Mason Greenëood ka qenë poashtu fantastik.

Shtoja këtyre Marcus Rashfordin dhe Anthony Martialin dhe kemi një sulm drithërues.

OGS

Fakti se skuadra mund të përmirësohet edhe më shumë gjatë verës është thjesht i frikshëm.

United asnjëherë nuk është frikësuar të shpenzojë para të majme, derisa “Djajt” mund ta thejnë bankën përsëri këtë verë – nëse janë për t’iu besuar raportet e fundit.

Sancho

Sipas gazetarit, Sam Pilger në Tëitter, United “po i afrohet” transferimit të sensacionit të Borussia Dortmundit, Jadon Sancho.

Anësori ka qenë i lidhur me një transferim në “Old Trafford” në muajt e fundit dhe duket se ai mund të rikthehet në Mancester këtë verë.

Sancho

Pilger nuk përmend ndonjë shumë, por është thënë në të kaluarën se Dortmundi dëshiron 127 milionë euro për shërbimet e tij.

Kushtet personale duket se nuk janë problem për Unitedin dhe Sanchon, por mbetet të shihet nëse do të mund të gjendet akordi për shumën e transferimit. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: