Man United emëron trajner gjermanin e njohur me kontratë gjashtë-mujore

Periskopi.com Sporti

Manchester United është gati të emërojë Ralf Rangnickun si trajner për gjashtë muajt e ardhshëm.

63-vjeçari gjerman pritet t’i bashkohet Unitedit, sipas BBC, por nuk do ta drejtojë skuadrën kundër Chelseat derisa po e pret lejën e punës, transmeton Periskopi.

Ky lajm vjen pasi United shkarkoi Ole Gunnar Solskjaerin të dielën, pas tri viteve të kaluara pa asnjë trofe të fituar.

Rangnick fitoi Kupën e Gjermanis ëme Schalken më 2011 dhe e dërgoi RB Leipzigun në finale më 2019.

Angazhimi i tij i fundit ka qenë si drejtues i sportit dhe zhvillimit te klubi rus, Lokomotiva e Moskës. /Periskopi.com/