Man United fiton disi si me zor kundër West Hamit

Man United fiton disi si me zor kundër West Hamit

Manchester Unitedi ka mposhtur minimalisht ëest Hamin, në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në Premier League.

Manchester United ka marrë një fitore dramatike në ‘Old Trafford’.

Skuadra e Ralf Rangnick ka marrë një fitore mjaft të mundimshme por me rëndësi shumë të madhe, në kuadër të garave në Premier League.

Ndeshja ishte me rezultatin 0:0 deri në aksionin e fundit, kur në skenë dolën Edinson Cavani e Marcus Rashford.

Uruguaiani asistoi për anglezin Rashford, i cili shtyu topin në rrjetë, për fitoren e United.

Manchester Unted tashmë numërojnë 38 pikë dhe prekin përkohësisht pozitën e katërt në tabelë.

West Ham mbeten me 37 pikë në një pozitë më poshtë sesa United.

Shpërndaje në: