Man United i fortë për Interin në International Champions Cup

Man United i fortë për Interin në International Champions Cup

Manchester Unitedi ka mposhtur Interin me rezultat minimal 1-0 në kuadër të International Champions Cup në ndeshjen e zhvilluar në National Stadium të Singaporit.

Skuadra e drejtuar nga Ole Gunnar Solskajer ka arritur të mposht ekipin e Antonio Contes në ndeshjen e tyre të parë ndaj një kundërshtari të fortë.

Pjesa e parë u karakterizua me dominim të anglezëve, të cilët ishin më kërkues dhe patën më shumë raste për gol, transmeton Periskopi.

Megjithatë, edhe përkundër rasteve nga ana e Anthony Martial (26′, 42′), Marcus Rashford (30′) dhe Daniel James (37′) portat mbetet të paprekura, kjo edhe për shkak të Samir Handanovic.


Në pjesën e dytë, përsëri u zhvillua thuajse lojë e njëjtë me Unitedin më kërkues dhe me raste të krijuara, teksa gjetën edhe golin.

Goli i vetën në këtë ndeshje erdhi në minutën e 76-të dhe ishte 17-vjeçari Mason Greenëood, i cili shënoi për 1-0 dhe vulosi rezultatin përfundimtar.

Pas kësaj fitore, Unitedi e sheh veten në pozitën e tretë, ndërsa Interi i 12-të.

Në ndeshjen e ardhës, Djajtë e Kuq do të përballen me Tottenhamin, ndërsa Nerazzurrët me rivalët e urryer të Juventusit. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: