Man United mposhtet në mënyrë sensacionale nga Crystal Palace midis ‘Old Traffordit

Man United mposhtet në mënyrë sensacionale nga Crystal Palace midis ‘Old Traffordit

Manchester Unitedi ka pësuar një humbje të dhimbshme prej 2-1 kundër Crystal Palace në “Old Trafford”, të shtunën pasdite.

Ishin mysafirët ata që fillimisht kaluan në epërsi me anë të një goli në minutën e 32-të nga Jordan Ayew.

Gola të tjerë nuk pati deri në minutën e 89-të, kur ardhja e verës – Daniel James – realizoi për “Djajtë e Kuq”, derisa të gjithë menduan se vendësit kishin nxjerrë një pikë të artë nga përballja.

Mirëpo, në minutën e tretë të kohës shtesë, mbrojtësi i krahut, Patrick Van Aanholt shënoi për t’i dërguar në ekstazë fansat mysafirë dhe për t’ia siguruar një fitore sensacionale Palacet.

Pas kësaj disfate, United mbetet në kuotën e katër pikëve në pozitën e pestë, aq sa ka edhe Palace pas 3 javëve. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: