Man United në hall për ta hequr qafe Sanchezin – detyrohet të paguajë 15 milionë për ta larguar

Man United në hall për ta hequr qafe Sanchezin – detyrohet të paguajë 15 milionë për ta larguar

Një tjetër sezon zhgënjyes për Manchester Unitedin u konfirmua menjëherë pas vërshëllimës së fundit në ndeshjen kundër Cardiffit.

“Djajtë e Kuq” dështuan të fitojnë ndonjërën nga pesë ndeshjet e fundit të Premier Leagues, duke i dhënë fund një fushate katastrofale me një humbje 2-0 nga Cardiffi, që tashmë e kishte konfirmuar rënien nga liga, transmeton Periskopi.

Pas poshtërimit në ditën e fundit të sezonit, Ole Gunnar Solskjaer u raportua se kërcënoi ta shesë gjysmën e skuadrës.

Një lojtar i cili me shumë gjasë mund të largohet gjatë verës, është Alexis Sanchez.

Kiliani përfiton një pagë javore prej 550 mijë eurove, gjë që i bën të duket edhe më të tmerrshme paraqitjet e tij më skuadrën nga Mançesteri.

Mirëpo, nëse United vendos ta shesë kilianin, mund t’i kushtojë plot 15 milionë euro.

Interi mund t’i sigurojë shërbimet e lojtarit në formë huazimi, në një marrëveshje që do ta detyronte Unitedin të paguante gjysmën e pagës së lojtarit.

Thuhet se klubi anglez tashmë ka punësuar agjentë për ta kompletuar marrëveshjen. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: