Man United nuk është për titull, e pëson keq nga Sheffieldi

Man United nuk është për titull, e pëson keq nga Sheffieldi

Manchester United është befasuar gjatë natës së sotme duke humbur 1-2 ndaj Sheffield United.

Përkundër faktit që Sheffield United kishin vetëm një fitore përpara kësaj ndeshje, ata kanë arritur që ta mposhtin njërin nga kundërshtarët kryesor për titull.

Kean Bryan ishte i pari të shënoi gol në këtë ndeshje në minutën e 23-të.

Rezultatin e barazoi Harry Maguire pas një goditje me kokë dhe një asistim nga Alex Tellex në pjesën e dytë 64’.

Oliver Burke në minutën e 74-të gjeti mbrojtjen e United të pakonsiliduar dhe arriti që t’i jap epërsinë Sheffieldit për herën e dytë.

Pas kësaj ndeshje, Djajtë e Kuq janë në vendin e dytë me 40 pikë, ndërsa Sheffield në vendin e fundit me tetë pikë.

Shpërndaje në: