Man United tjetër hap të madh drejt top katërshes, demolon Aston Villan

Man United tjetër hap të madh drejt top katërshes, demolon Aston Villan

Manchester United ka bërë një hap të madh drejt top katërshes, duke mposhtur Aston Villan si mysafir në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-t në Premier League.

“Djajt e Kuq” e filluan ngadalë, por arritën të kalojnë në epërsi në minutën e 27-të pas një penalltie kontraverse të konkretizuar nga Bruno Fernandes, shkruan Periskopi.

Pas këtij goli, United u lëshua në sulm dhe e gjeti golin e dytë në kohën shtesë të pjesës së parë përmes Mason Greenëood.

Për 3-0 realizoi Paul Pogba në minutën e 58-të.

Pas kësaj fitoreje, United grumbullon 58 pikë dhe zë vendin e pestë, me një më pak se vendi i katërt, Leicesteri.

Në anën tjetër, Villa vazhdon të jetë në mesin e favoritëve për rënie nga liga, pasi aktualisht zë pozitën e parafundit në tabelë me 27 pikë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: