Man United transferoi Cristiano Ronaldon pasi nuk mund ta duronte ta ‘shihte te Man City’

Man United transferoi Cristiano Ronaldon pasi nuk mund ta duronte ta ‘shihte te Man City’

Çka do të fitojë Manchester Unitedi me transferimin e Cristiano Ronaldos?

Në skenarin më të mirë është zgjidhje afat-shkurte brilante. Në seknarin më të keq, është një ‘Alexis Sanchez’ i profilit më të lartë.

Raporti nga ‘Manchester Evening News’ rreth arsyes pse Unitedi vendosi për transferimin e Ronaldos është tejet interesant, transmeton Periskopi.

Mediumi potencon se drejtuesit e klubit ‘nuk e kishin ndërmend’ ta transferonin Ronaldon këtë verë, pavarësisht faktit se ai ishte i disponueshëm.

Mirëpo, pasi u hap dera për kalimin e tij te Mnahcester City, gjërat ndryshuan shpejt.

Sipas raportit, Unitedi ‘nuk mundi ta duronte faktin’ se do ta shihte një prej futbollistëve më të mirë të klubit duke iu bashkuar rivalit të përbetuar dhe familja Glazer u shqetësua për një tjetër frustrim të fansave.

Si rezultat, ata në mënyrë dramatike ndryshuan qëndrim dhe transferuan portugezin në ‘Teatrin e Ëndrrave.’ /Periskopi.com/

Shpërndaje në: