Man Utd nuk do ta shkarkojë Solskjaer

Man Utd nuk do ta shkarkojë Solskjaer

Ole Gunnar Solskjaer duket se megjithatë do ta ketë besimin e bordit të skuadrës së Manchester United.

Humbja e mbrëmshme e United ndaj Leicester (4:2) ka zgjuar shumë pakënaqësi te tifozët. Disa nga ta duan edhe ndërrimin e trajnerit.

Megjithatë, ‘Athletic’ raporton se puna e Solskjaer te United nuk është në rrezik, transmeton Periskopi.

Përkundër rezultateve jo aq të mira, norvegjezi gëzon akoma mbështetjen e bordit.

Solskjaer do të ketë mundësi të dëshmohet edhe në mesjavë, kundër Atalanta. /Periskopi/

Shpërndaje në: