Mandzukic merr post në shtabin menaxherial të kombëtares së Kroacisë

Mandzukic merr post në shtabin menaxherial të kombëtares së Kroacisë

Për dallim prej Federatës së Futbollit të Kosovës, ajo e Kroacisë  afron në poste të ndryshme futbollistët që kanë dhënë kontribute të mëdha.

Mario Mandzukic, ylli botëror i futbollit i cili me Kroacinë fitoi medaljen e argjendtë në Kupën e Botës, ka marrë një post të ri.

Dy muaj pasi është pensionuar nga futbolli, ish lojtari i është ofruar post menaxherial në ekipin e trajnerit Dalic.

“Mirë se vini përsëri në Vatrene – ne besojmë se do të jeni po aq të suksesshëm në rolin e trajnerit sa në rolin e lojtarit!”, ishte përshëndetja në Twitter nga kombëtarja kroate, për sulmuesin, përcjell Periskopi.

Mandzukic është sulmuesi më i mirë që ka luajtur dekadën e fundit (së paku) te Kroacia, dhe tashmë do të ketë një rol në stafin teknik. /Periskopi/

Shpërndaje në: