Maqedonia po dërrmohet nga Ukraina: E ndjek ‘fantazma’ e Kosovës që e eleminoi

Maqedonia po dërrmohet nga Ukraina: E ndjek ‘fantazma’ e Kosovës që e eleminoi

Maqedonia e Veriut po e humb edhe ndeshjen e dytë në Euro2020 me “fantazmën” e Kosovës që duket se po e ndjek.

Maqedonia e Veriut e kishte eleminuar Kosovën tonë vitin e kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve.

Por, duket se kjo kombëtare nuk është aspak e denjë për të luajtur në kampionatin evropian.

Tashmë, Ukraina i ka shënuar dy gola ndaj kësaj kombëtares fqinje, përcjell Periskopi.

I pari ishte Andrei Yarmolenko me një gol të bukur, i pasuar nga Roman Yaremchuk.

Ukraina po vazhdon të ketë avantazh të dukshëm në lojë, duke e kërkuar edhe golin e tretë.

Kujtojmë që Maqedonia e Veriut humbi 3-1 edhe nga Austria në ndeshjen e parë ndërkohë që ndeshjen e fundit do ta luajë ndaj Holandës.

Zor të besohet që Kosova nuk do të paraqitej më mirë se Maqedonia në këtë grup. /Periskopi   

Shpërndaje në: