Maqedonia reagon zyrtarisht kundër Edi Ramës: Merru me Shqipërinë, mos ndiz zjarre tek fqinjët

Në reagim i kërkohet kryeministrit të Shqipërisë që të respektojë pavarësinë e Maqedonisë dhe vullnetarin e qytetarëve, duke shtuar se shqiptarët në këtë vend kanë përfaqësuesit e tyre legjitim.

Me anë të një deklarate, Ministria e Jashtme e Maqedonisë thotë se “politikanët nga vendet fqinj që kërkojnë me këmbëngulje të tërheqin vëmendjen nga problemet në vend, duke ndezur zjarrin tek fqinjët janë në kundërshtim me vlera evropiane”.

“Natyrisht që më tërheqëse është të merren me vendet fqinje në kushte kur vështirë se ju shkon me nevojat reale të qytetarëve në vendin e tyre. Megjithatë, për të gjithë do të jetë më mirë të përkushtohen në reformat që  janë shumë të nevojshme para se të ëndërrojnë për udhëheqje dhe të krijojnë ndarje në rajon.

Nuk duam të komentojmë më shumë se kush është duke u përzier në Maqedoni, por ju bëjmë thirrje që të respektojë pavarësinë e Maqedonisë dhe të respektojnë vullnetin e qytetarëve. Qytetarët për ne janë të rëndësishëm dhe prej atyre pritet që të sjellin vendime brenda në shtet.

Praktika na dëshmon se vendimet e mira për vendin duhet të rrjedhin nga interesat e qytetarëve tanë. Qëndrimi i tillë është edhe në funksion të integrimit evropian të vendit. Vetëm një Maqedoni sovrane, efektive dhe efikase mund të kontribuojë në projektin i cili është masivisht i mbështetur nga qytetarët e Maqedonisë”, thuhet në deklaratë.

Ministria e Jashtme e Maqedonisë ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në emisionin “Tonight Ilva Tare” mbi të drejtat e shqiptarëve atje.

Shpërndaje në: