Maqedonia Veriore do t’i dhurojë tanke të periudhës sovjetike Ukrainës

Maqedonia Veriore do t’i dhurojë tanke të periudhës sovjetike Ukrainës

Maqedonia Veriore po planifikon të dhurojë një numër të pacaktuar të tankeve të periudhës sovjetike drejt Ukrainës teksa po kërkon të modernizojë ushtrinë e saj për të përmbushur standartet e NATO-s, ka njoftuar Ministria maqedonase e Mbrojtjes.

Në një njoftim, Ministria tha se Ukraina do të pranojë tanke që i përkasin batalionit të tankeve të vendit ballkanik, batalion që është në proces të përmirësimit, shkruan The Guardian.

“Duke marrë parasysh situatën dhe kërkesat e Ministrisë ukrainase të Mbrojtjes, Qeveria ka vendosur që një numër i këtyre tankeve do t’i dhurohet Ukrainës, në linjë me nevojat e saj”, thuhet në njoftim.

Ministria nuk specifikoj numrin e saktë të tankeve, por tha se ato u përkisinin gjeneratës së tretë të viteve 1970-1980 që kanë kontrolle kompjuterike stabile për të qëlluar.

Maqedonia e Veriut është anëtare e NATO-s dhe kanditate për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. /Periskopi/

Shpërndaje në: