‘Maradona është zoti i futbollit, ndërsa Messi më i miri nga njerëzit’

‘Maradona është zoti i futbollit, ndërsa Messi më i miri nga njerëzit’

Kush është futbollisti më i mirë i të gjitha kohëve?

Kjo është një pyetje që është gati e pamundur t’i përgjigjemi.

Të krahasojmë lojtarë nga periudha krejtësisht të ndryshme, që luajtën në pozita të ndryshme është jashtëzakonisht e vështirë, transmeton Periskopi.

Secili fans i futbollit do të ketë një mendim rreth asaj se kush mendojnë që është më i miri që ka luajtur ndonjëherë këtë sport.

p1ef4q88dr1c7e1uhcc733htv8b.jpg

Dhe këtu përfshihet edhe Diego Maradona Jr.

Biri i legjendës argjentinasi u pyet nga “SPORT” nëse Lionel Messi është i mirë sa ishte babai i tij, teksa u përgjigj kështu:

p1ef4q9o321nck1a1nqs5bj1i3gd.jpg

“Messi është një fenomen. Por askush nuk krahasohet me babain tim. Nuk mund të krahasoni njerëzit me alienë. Mund të themi se Maradona është zoti i futbollit dhe Leo është më i miri nga njerëzit.

“Më vjen keq, por askush nuk do ta arrijë nivelin e plakushit tim. Kjo është e pamundur.” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: