Maradona vazhdon me kritika për Messin

Maradona vazhdon me kritika për Messin

Legjenda argjentinase, Diego Armando Maradona ka vazhduar me kritika të njëjta për pesë herë futbollistin më të mirë në botë, Lionel Messin. 

Pavarësisht që 58 vjeçari e konsideron ‘fenomen’ yllin e Barcelonës, kjo nuk e ka ndalur atë ta kritikoj sa i përket lidershipit, përcjell Periskopi.

Maradon vazhdon të përsërit se 31 vjeçari nuk mund të jetë lider.

Credit: PA

”Unë e dua atë me gjithë zemër, ai është një fenomen, por ata[Argjentina] duan ta bëjnë atë një udhëheqës dhe ai kurrë nuk do të jetë një udhëheqës”, tha ai nëpërmjet ESPN.

”Ai gjithmonë do të qëndrojë në botën e tij sportive, familjare dhe të futbollit”.

Por Maradona nuk është i fundit që e ka kritikuar Messin, pasi edhe legjenda braziliane Pele kishte dhënë komente të njëjta. /Periskopi

Shpërndaje në: