Marchisio: Milan më të fortë sesa Juventus

Periskopi.com Sporti

Një nga ikonat e skuadrës së Juventus, Claudio Marchisio, i cili pjesën më të madhe të karrierës e kaloi me ‘Zonjën e Vjetër’, nuk e sheh skuadrën në një nivel të duhur këtë edicion.

Ish mesfushori italian ka thënë se edhe skuadra e Milan aktualisht qëndron më mirë sesa ish skuadra e tij.

Ai ka lavdëruar trajnerin e Milan, por edhe drejtorin sportiv për krijimin e një skuadre konkurruese dhe të qëndrueshme.

“Milan janë më të fortë tani (sesa Juventus), Maldini, Massara dhe Pioli kanë bërë punë të shkëlqyer për të ndërtuar një skuadër që ngecte viteve të fundit”, ka thënë Marchisio, përcjell Periskopi.

“Ata janë rikthyer në garë (Champions League) dhe kjo i paraqet më mirë. Liverpool janë kundërshtar i fortë, por ata do të kënaqen këtë sezon”, shtoi Marchisio.

Juventus nuk e ka nisur aspak mirë sezonin e ri në Serie A, duke mos gjetur akoma fitore, kurse Milan në anën tjetër po bën më mirë dhe ndanë kreun me Romën. /Periskopi/

Shpërndaje në: