Marchisio nënshkruan peticionin që të luhet përsëri finalja e Euro 2020: Ta mposhtim edhe njëmijë herë Anglinë

Marchisio nënshkruan peticionin që të luhet përsëri finalja e Euro 2020: Ta mposhtim edhe njëmijë herë Anglinë

Claudio Marchisio është tallur me peticionin që kërkon të riluhet finalja e Euro 2020.

Anglia u mposht nga djelmoshat e Roberto Mancinit në ‘Wembley’, në eventin më herët këtë muaj, transmeton Periskopi.

Një fans i frustruar i ‘Tre Luanëve’ krijoi një peticion në ‘Change.org’ që të luhet përsëri finalja me një gjyqtar të paanshëm.

Por Marchisio, 35-vjeçar, mirëpriti prospektin që vendi i tij të shijonte suksesin edhe disa herë të tjera kundër skuadrës së Gareth Southgate.

Ai shkroi: ”Më falni por ku është peticioni për të firmosur që finalja me Anglinë të luhet përsëri?

”Mund ta fitojmë edhe njëmijë herë të tjera.” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: